Prokuroria ka identifikuar një person, punonjës i kazion ku punonte, 21 vjeçarja Joy Aoko. Gjatë marrjes në pyetje ai ka pranuar se e ka shoqëruar disa herë Joy Akokon në rezidencën ku ajo qëndronte. Madje ai ka pranuar se një natë është ngjitur bashkë me të në banesën ku ajo qëndronte, në rezidencën “Flower”. Polica e ka identifikuar personin pasi ditën e ngjarjes nëpërmjet kamerave të sigurisë së një ambasade, e ka identifikuar duke lëvizur me scuter.
Ky person ka pranuar se më herët ka pas lëvizur me biçikletë ndërsa kohët e fundit para se të ndodhte ngjarja e kishte blerë scuterin. Për këtë çështje ende hetuesit nuk kanë mundur të zbulojnë se kush janë personat e përfshirë në ngjarje. Ndërkohë që i riu që është pyetur disa ditë më parë i shtohet listës së personave të dyshuar.