Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në dhëmbë, Prokuroria kërkon ekspertim të dytë mjeko-ligjor

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar ekspertim të dytë të rezultateve të autopsisë për shkaqet e vdekjes së 3-vjeçarit Brian Spahiu, i cili humbi jetën pas një ndërhyrje kirurgjikale në kliniken dentare “Splendent” të mjekut Roland Xhaxho dhe vajzës së tij, Ina Xhaxho., ku dyshohet se shkaku ishte narkoza e tepërt.

Mësohet se organi i akuzës ka marrë në pyetje ekspertët mjeko-ligjore që kryen aktin e fëmijës e ndjerë dhe po bën analizimin e provave dhe dëshmive për të vendosur riekspertim.

Mbetet e paqartë pse akuza ka kërkuar riekspertim, por burimet thonë se rezultatet e reja pritet të dalin në fillim të javës së ardhshme.

Në skedën paraprake të ekspertizës mjeko-ligjore të parë, shkaku i vdekjes është cilësuar si “Vdekje e papritur nga shkaqe të panjohura më parë”. Shkaku paraprak ishte përcaktuar më datë 1 tetor, ditën kur vogëlushi 3-vjeçar humbi jetën, por pritej një raport përfundimtar.

3-vjeçari humbi jetën në reanimacionin e pediatrisë më 1 tetor, 3 ditë pas kreu ndërhyrjen kirurgjikale te dentistja Ina Xhaxho për mbushjen e 14 dhëmbëve. Ka qenë babai i saj, Roland Xhaxho që ka kryer anestezinë dhe të dy janë nën hetim për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”, ndërsa Prokuroria e Tiranës po vijon hetimet.