Vazhdon ‘Tempulli’/ Në kërkim për shitje droge, 31 vjeçari arrestohet në Durrës

Një 31 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit në kuadër të operacionit mbarëkombëtar të koduar “Tempulli”

I arrestuari është Aneo Gashi.

31-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Prokuroria e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës na nxjerrë urdhërin e ndalimit dhe ka shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.