Urdhër-arrest i ri për Ervis Martinajn, lidhja e ‘mbretit’ të lojërave të fatit me biznesmenin Gjoka dhe Oltion Bistrin
Në saj të operacionit të nisur nga Spak dhe Policia, mesohet se një urdhër arresti është lëshuar edhe për të zhdukurin Ervis Martinaj. Deri në këtë momente nuk janë bërë të qarta akuzat ndaj personave në fjalë por dyshohet se janë të përfshirë në ngjarje kriminale dhe fshehjen e provave për disa vrasje të ndodhura ne veri të vendit.
Burime për Panorama Tv bëjnë të ditur se mes emrave të arrestuarve janë edhe biznesmenii i njohur Pëllumb Gjoka, ish-shefi i Operacionales, Oltion Bistri, apo Asmer Bilalit.
Bistri, sipas burimeve akuzohet se bashkëpunonte me Pëllulb Gjoka, ndërsa për këto akuza ka dhe përgjime.
Një akuzë që rëndon mbi ta është ajo e lojrave të fatit të paligjshme por edhe si grup kriminal dhe akuza tjetër e pastrimit të parave.
Një tjetër person është dhe Ardit Hasanbega që ka qenë shef krimi në Shkodër dhe në Berat.
Ndërkohë Ervis Martinaj njihet edhe për lidhjet e ngushta me Bajrajt për sa i përket grupeve kriminale, ku kanë shtrirë aktivitetin e tyre ne shumë zona.
Deri në këto momente janë rreth 15 urdhërarreste dhe 6 arrestime është bilanci të paktën deri tani i një megaoperacioni të nisur nga SPAK në bashkëpunim me Policinë e Shtetit.
Bëhet fjalë për arrestimin e Specialistit të Drejtorisë së Krimeve në Volum (pra i krimeve të lehta), Oltion Bistri një emër shumë i njohur dhe pjesë e posteve të rëndësishme në strukturën e rendit, Prokurorin e Kukësit, Xhevahir Litën, anëtarin e bandës së Bajrave, Astmer Bilalin, ish komisarin e Beratit, Ardit Hasanbengën, biznesmeni i kazinove dhe ndërtimeve Pëllumb Gjokën si dhe Edmond Prekën.
Burimet bëjnë me dije se janë sekuestruar disa armë zjarri dhe municione luftarake.
Ndërkohë kontrolle ka pasur edhe në banesat perkatëse të këtyre personazhe