“Unë jam gjahtari”/ U shoqërua për vrasjen e Kastriot Reçit në 2020, kush është viktima e mëngjesit të sotëm
- 26 September, 2023
Një konflikt i nisur vite më parë mes fisit Bardhi dhe fisit Reçi në Rrëshen, ka sjellë një sagë vrasjesh.
Sot, viktimë ka mbetur Martin Bardhi. Ai dilte në përgjimet e policisë, ku thotë “Jam gjahtari”.
Pas vrasjes së Kastriot Reçit më 17 janar 2020, Martin Marku ( Bardhi) u shoqërua si i dyshuari kryeyor për ekzekutimin, por u la i lirë, pasi nuk u arrit të provohej.
Kujtojmë se me 26 mars 2023, kishte një përplasje mes fiseve Bardhaj e Reçi, që në fakt u shit nga policia si një ngjarje aksidentale.
Ngjarja ka ndodhur pranë Komisariatit të Policisë Mirditë.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ