Ulen temperaturat, në Theth nis bora! Në aksin Kukës-Shëmri, lëvizet me vështirësi

Në Theth kanë nisur reshjet e para të dëborës, duke sjellë dhe rënien e menjëhershme të temperaturave. Ndërsa në Kukës ka vështirësi në qarkullim për shkak të rrëshqitjes së gurëve në rrugët malore.

Rënia e menjehershme e temperaturave është shoqëruar me reshje dëbore në veri të vendit. Këto pamje na vijnë nga zona turistike e Thethit, ku po punohet për të mbajtur të hapur rrugën nga Boga deri në Theth.

Ndërsa në Kukës, fundjava ka sjellë reshje të dendura shiu shoqëruar me erë.

Rruga nacionale Kukës-Shëmri paraqet rrezikshmëri të lartë për shkak të terrenit malor, prezencës së ujit në kthesa dhe rënies së gurëve.

“Kam 20 vite që punoj në linjën e transportit Kukës-Pukë. Është rruga më e vështirë në Shqipëri, ndaj duhet ecur me kujdes. Sot kanë rënë gurë, por firma mirëmbajtëse po punon për pastrimin e tyre”, tha një shofer.

Shtyllat e telat elektrike janë demtuar per pasoje jane pa energji një sërë fshatrash në Kukës, Has e Tropojë.

Lundrimi detar për anijet vogla dhe ato të peshkimit vijon të jetë i pezulluar në Shëngjin deri të dielen per shkak te detit te trazuar e me dallge.

Ndërkohë reshjet e shiut kanë rritur nivelin e prurjeve në lumenj Drin, Gjader dhe Mat, por aktualisht nuk përbëjnë rrezik për dalje nga shtrati.

Reshjet e shumta të shiut kan sjellë rrëshqitje të gurëve në segmentin Qafa e Buallit-Shupenzë, pjesë e Rrugës së Arbrit. Qarkullimi është i hapur, por u kërkohet drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes!