Uji i pisët në Tiranë/ Gazetari Arsen Rusta kallëzon në SPAK kreun e UKT dhe kryebashkiaken Anuela Ristanin
Gazetari Arsen Rusta ka kallëzuar në SPAK kreun e UjësjellësKanalizime Tiranë, Skerdi Drenova.
Në kallëzim ka përfshirë edhe kryetaren e komanduar të Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani.
Lajmin e ka bërë me dije vetë gazetari duke publikuar edhe emailin që i ka dërguar SPAK-ut në rrjetet e tij sociale.
“Kreu i UKT- Kreu i Komanduar i Bashkise Tirane. U Kallezuan Penalisht ne SPAK PER SHPERDORIM DETYRE NDOTJE TE UJIT E TOKES SI DHE KRIM KUNDER NJERZIMIT kryer ne Bashkepunim. Kjo qe i keni bere sot Tiranes dhe Banoreve te njesis 5 e KRIMINALE. Ne sdo ju Kap ligji, zoti sdo jua fal VRASESA,”-shkruan gazetari krahas fotos së kallëzimit.