U vra në Itali, flet vëllai i Klajdi Bitrit: Ai ishte si një baba për mua! E pashë të vrarë pa e kuptuar pse, po vdiste para meje!
Vëllai i Klajdi Bitrit, 23-vjeçarit shqiptar i cili u vra pasditen e së dielës në Sirolo në Itali, pasi u fut për të mbrojtur shokun e tij, ka folur për mediat italiane. Ai i shtangur nga ngjarja e rëndë me lot në sy, tha se Klajdi ishte si një baba për të.
Xhuliano Bitri, 18 vjeç kërkon të rikthejë në Shqipëri trupin e 23-vjeçarit të vrarë me shtizë nga një 28-vjeçar algjerian, Fatah Melloul.
Ne duam drejtësi, do të organizojmë një demonstratë! E pashë vëllain të vdiste para meje, të vrarë me indiferencë totale, pa e kuptuar as pse. Pa pasur kohë për të vënë re se ai po vdiste. E pashë të zbehej gjithnjë e më shumë, krejt papritur, dhe nuk më përgjigjej më sepse kishte vdekur. I vrarë”.- rrëfen ai.
Për median italiane ai foli nga morgu i qytetit, ku ishte i shoqëruar nga miqtë e tij më të afërt dhe po kërkonte informacion se si të dërgojë turpin e pajetë të vëllait në Shqipëri.
“Ishim në dy makina – kujton Xhuliano i shtangur nga emocioni,- ‘Unë isha me vëllain tim dhe një person tjetër, ndërsa në tjetrin ishte një miku ynë italian me gruan dhe dy fëmijët e tij të vegjël. Së bashku, duhej të shkonim në det në Sirolo. Ishim pak mbrapa dhe, kur mbërritëm, pamë Danilon (miku italian) duke u rrahur nga algjeriani në mes të rrugës. Vëllai im kishte shumë respekt për Danilon, pasi ai e mori për të punuar tek ai, në kuzhinën e restorantit të tij dhe vëllai im mundi të kursente para e të më merrte dhe mua me vete këtu në Itali. Prindërit tanë janë ende në Shqipëri. Ata nuk do të mund të vijnë as në Itali për të parë djalin e tyre. Tani, jam unë që ndihem i detyruar të zgjidh të gjitha dokumentet e nevojshme për ta sjellë atë në shtëpi .”- tha ai.
Në përditësim…