U shoqëruan si të dyshuar për vrasjen në Larushkë/ Bami e Haka: Nuk kemi lidhje me ngjarjen

Një nga dëshmitarët që është i afërm i Gentian Bejtjes ka treguar se ka dëgjuar të shtënat dhe ka dal në oborr, por për shkak të largësisë dhe errësirës, ka parë vetëm hijen e autorëve që ndodheshin në këmbë, pasi makinën e kishin parkuar në rrugë. Sipas tij, pasi ka dëgjuar rreth 20 të shtëna arme, autorët janë larguar për disa metra dhe kanë qëlluar sërish në drejtim të banesës së Bejtjes për herë të dytë.

Marklen Haka dhe Valert Bami kanë mohuar që të kënë lidhje me ngjarjen ata ju kanë vënë në dispozicion hetuesive edhe pamjet filmike të banesave të tyre për të vertetuar thënjet. Ata kanë mohuar që të kenë konflikte me Gentian Bejtjan. Më pas janë lënë të lirë. Djali i tretë i familjes Bami nuk është shoqëruar për shkal të problemeve shëndetësore ndërsa Durim Bami ndodhte jashtë territorit të republikës së Shqipërisë. Hetuesit janë duke verifikuar celizat e celularit të Hakës dhe Valter Bamit për të përcaktuar lëvizjet para ngjarjes.

Burime nga grupi hetimor bëjn me dije se Gentian Bejtja dyshohet se kishte kohë që kishte ardhur në shqipëri dhe se fshihej në zonën e Lezhës. Grupi hetimorë është duke hetuar në këtë drejtim për te zbuluar se kush janë personat me të cilët shoqërohëj Bejtja. I paqartë edhe për hetuesit mbetet motivi dhe se për cfarë janë përplasur grupet kriminale. Bejtja është një personazh me shumë dritëhije. Emri i tij është lakuar në disa ngjarje të ndryshme kriminale. Gentian Bejtja nuk është gjetu ende dhe hetuesit kanë dyshime se fshihet në Lezhë në mënyrë që të merret në pyetje. Dëshmia e tij mund të ndihmojë hetuesit për të zbukuar autorët e ngjarjes.

Ndërkohë në spital janë duke marrë trajtim mjeksor në spitalin e traumës. 13 vjeçari ende nuk e ka kaluar rrezikshmërinë për jetën dhe po mbahet nën mbikqyrje nga bluzat e bardha. Nga atentati  humbi jetën Ramazan Sino kunati i Bejtjas. Në banesa nuk është gjetur asgjë e paligjshme dhe po ashtu tani hetuesit janë përqëndruar në Lezhë në bazat ku dyshohet se ka qëndruar Bejtja.