Kurbin/ U raportua për një tentativë grabitje, dyshohet se polici inskenoi skenën! Probleme me …
- 12 December, 2023
Ngjarja në Kurbin ku fillimisht i raportua për një tentativë grabitje, ndërkohë që autorët kanë qëlluar një efektiv policie dhe ky i fundit i është kundërpërgjigjur, duket se ka një kthesë në hetime.
AMP ka referuar ngjarjen në Prokurori, por ka dyshime të forta se efektivi i Shqiponjave Dhurim Metko e ka inskenuar të gjithë skenën.
Sipas burimeve e gjithë ngjarja dyshohet se është inskenuar nga vetë efektivi si pasojë e problemeve nga bixhozi.
Në vendin e ngjarjes nuk janë gjetur gëzhoja plumbash veç armës së policit.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ