U përplas nga furgoni në aksin Klos-Burrel, ndërron jetë 4-vjeçari, arrestohet shoferi

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin Klos-Burrel, ku një furgon ka përplasur një fëmijë 4-vjeçar, i cili ka ndërruar jetë në spital. Policia ka arrestuar shoferin e furgonit, shtetasin L. D., 53 vjeç, banues në Klos, pasi humbi kontrollin mbi mjetin dhe doli jashtë rrugës, duke goditur fëmijën.

I mituri u transportua menjëherë në Spitalin e Traumës, por pas disa orësh, ka ndërruar jetë. Policia ka referuar materialet për Prokurorinë e Dibrës për veprime të mëtejshme.