“U ndoqën nga një bandë shqiptare”/ Çifti aksidentohet në Skoci, humb jetën 27-vjeçarja plagoset i dashuri.

Një 27-vjeçare ka humbur jetën në mënyrë tragjike në një aksident në Skoci, ndërsa i dashuri i saj ka mbetur i plagosur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur te shtunën, pasi sipas raportimeve, çifti ishte duke u ndjekur nga një bandë kriminale shqiptare.

 

Sipas “Daily mail” çifti Amy-rose Wilson dhe Ryan Paterson u ndoq nga një Mercedes C-Class i zi përpara se të përplasej me pemën, duke i marrë jetën vajzës.

Mësohet se çifti mund të jetë detyruar të largohet për shkak të një mosmarrëveshjeje për borxhin e drogës.

Policia e Skocisë po e trajton vdekjen e Amy-t si të dyshimtë dhe dje nisi një hetim për vrasje duke i bërë thirrje kujtdo që ka informacion të kontaktojë.

Një burim i brendshëm i tha The Sun se ‘Amy ishte një viktimë e pafajshme. Thuhet se gjithçka ka ndodhur për shkak të një borxhi.’

Edhe më parë Amy-rose dhe i dashuri i saj raportuan se u ndoqën nga një makinë tjetër në një ndjekje të ngjashme vetëm disa javë më parë.

Çifti u tha miqve se ishin ‘të përndjekur’ nga një grup – që besohet se ishin njerëz të ndryshëm.

“Unë kam ecur normalisht, nuk më shqetësojnë sjelljet dhe lojërat e tyre fëminore. Ata do të mërziten dhe do të vazhdojnë përpara”, shkroi në prill Amy.

Dëshmitarët thanë të dielën në mbrëmje se dy burra u hodhën nga makina- njëri i armatosur me shkop – dhe u përpoqën të kapnin Ryan. Ata thanë se Ryan arriti të arratisej, por grupi vazhdoi të thyente xhamin e shoferit të Amy-Rose.

Dëshmitari u shpreh se ata dukeshin si evropiano-lindorë, por flisnin anglisht.