U mor peng dhe u dhunua për 1 javë nga partneri, 28-vjeçarja merr urdhër mbrojtjeje dhe largohet drejt Gjermanisë

Gjykata e Tiranës i ka dhënë urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje 28-vjeçares që u mbajt peng një javë dhe dhunua barbarisht nga bashkëjetuesi i saj, Gleart Gusholli.

Pas këtij vendimi, e reja është larguar drejt Gjermanisë, ndërsa Gusholli po mbahet nën masën e arrestit me burg.

Ai akuzohet për heqjen e paligjshme të lirisë, dhunë në familjes nëpërmjet kanosjes dhe kërcënimit për vrasje, për shkak të marrëdhënies së bashkëjetesës si dhe mbajtjes se lëndëve narkotike.