11 shtetas shqiptarë kanë udhëtuar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga Izraeli për në Shqipëri përmes një fluturimi të organizuar nga Mali i Zi.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme vijon të shohë të gjitha mundësitë dhe është në kontakt edhe me ministritë e vendeve të tjera të rajonit për t’i ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve që kërkojnë të kthehen në vendet e tyre.
“Jetoj në Izrael ka 29 vite, por në këto ditë të veçanta që po kalon Izraeli, ishte shumë e vështirë për mua. Me ndihmën e Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, me ndihmën e madhe të tyre dhe të palodhur që ata kanë bërë, neve na bënë të mundur që të udhëtojmë drejt Shqipërisë. Unë i falenderoj shumë nga zemra, unë dhe familja ime”, u shpreh një shqiptare.
“Përshëndetje, e vërteta është që unë udhëtoj shumë dhe kam kërkuar ndihmë nga ambasadat e tjera, por Ambasada Shqiptare këtu në Izrael më ndihmoi shumë dhe po kthehemi në Shqipëri. Falënderoj ambasadën, shtetin Shqiptar”, tha një shqiptar.