U kapën me snajper vitin e kaluar, gjykata jep dënimin për ish-efektivin e RENEA-s dhe shokun e tij

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 7 vite e 9 muaj burg ish-efektivin e RENEA-s, Remal Rada dhe me 5 vite shokun e tij Elton Hith.

Kujtojmë se një vit më parë ish-efektivi dhe miku i tij u arrestuan për armëmbajtje pa leje pasi në rrethrrotullimin e Saukut pas një kontrolli nga policia u kapën me snajper në mjetin e tyre.

Brenda mjetit që drejtohej nga Rada u gjet një snajper, targa të huaja, një mjet identifikimi si ato të policisë dhe një pult për hapjen dhe mbylljen e targave të mjetit. Kontrollet pasuan me banesat e tyre dhe u gjetën një pistoletë, dy palë dylbi dhe municion luftarak.