U kapën me 500 kg kanabis, Gjykata e Vlorës lë në burg 7 të arrestuarit
- 14 December, 2023
Gjykata e Vlorës ka vendosur mesditën e kësaj të enjte masën e sigurisë për shtetasit e arrestuar në operacionin e policise ku u sekuestruan 500 kg lëndë narkotike. Për Idriz Meminaj, Romir Meminaj,Emanuel Meminaj trevllazer, Nertil Gjoni, Xhuliano Gjoni Babice, Laurent Likaj Vlore dhe Altin Meci Patos.
Gjykata ka vendosur masën e sigurise ‘Arrest ne burg’. Seanca për të shtatë personat e arrestuar ka nisur rreth orës 13 ndërsa ka zgjatur për gati 90 minuta. Gjykata ka pranuar kështu kerkesën e prokurorisë ndërsa seanca është drejtuar nga gjyqtare Eranda Cufo.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ