Tiranë/ U kap me kokainë dhe shuma parash në makinë, vihet në pranga nipi i ish-deputetit Rrahman Rraja
Nipi i ish-deputetit të PS-së, Rrahman Rraja është arrestuar nga policia e Tiranës.
22-vjeçarit Ariel Rraja iu gjet gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në automjetin që drejtonte sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe shuma parash
“Gjithashtu, nga këta specialistë u arrestua shtetasi A. Rr., 22 vjeç, banues në Nikël, Krujë, pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në automjetin që drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe shuma parash, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin”, njoftoi policia.