U kap me 4 mina me eksploziv C4, në kroskotin e makinës, jepet masa e sigurisë për 51 vjeçarin
- 15 September, 2023
Gjykata e Vlorës ka lënë në burg 51 vjeçarin Petrit Ndoji, i ndaluar për transportin e 4 minave me detonatorë nga policia 3 ditë më parë.
Ndaj tij rëndon akuza ” mbajtja pa leje dhe për prodhim i armëve shpërthyese dhe municioneve.

Ndalimi i 51 vjeçarit nga Lezha është bërë në Vlorë, pasi në makinën e tij pas një kontrolli policia ka gjetur dhe sekuestruar 4 minat, me eksploziv C4, të cilat ai i kishte fshehur në kroskotin e automjetit.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ