U hodh nga Ura e Bunës, gjendet i mbytur pas disa ditësh kërkime 60-vjeçari

Është gjetur pa shenja jete 60-vjeçari që kërkohej prej disa ditësh në Shkodër.

Ai është gjetur i mbytur pranë Urës së Bunës, ndërsa gazetari e ABC News, Simon Shkreli raporton se viktima është vetëhedhur nga ura në ujë.

Viktima jetonte me djalin e tij dhe ka qenë në depresion. Polumbarët e RENEA-s e kanë kërkuar disa ditë.