U ekzekutua me armë zjarri në Fier, publikohet fotoja e viktimës, Elton Javori

Replika.al ka siguruar foton e 41-vjeçarit që u vra sot në Fier. Elton Javori u qëllua për vdekje me armë nga  Agim Gashi. Paraprakisht mësohet se viktima Elton Javori dhe dhe autori i dyshuar Agim Gashi kishin pasur një sherr  disa ditë me parë, për motive ende të paqarta, konflikt gjatë të cilit ka pasur ofendime midis palëve.

Autori i dyshuar, Agim Gashi e ka pritur Elton Javorin pranë banesës së tij dhe sapo ai është nisur me automjetin tip “ Porche” e ka ndjekur me automjetin  tip “ Benz” duke i dalë paralel. Dyshohet se në momentin kur viktima ka ulur xhamin e makinës është qëlluar me pistoletë për vdekje viktimën.

Pasi autori ka qëlluar është larguar menjëherë pa ndaluar fare, ndërsa 41-vjeçari i plagosur ka ecur disa metra me makinë.