U dëmtua një punonjës gjatë punës, referohen në Prokurori materialet për teknikun e Drejtorisë së Hekurudhave Durrës

Një punonjës i drejtorisë së hekurudhës në Durrës është rrëzuar teksa po sistemonte ngarkesën e një kamioni. Për këtë ngjarje ka nisur një hetim ndaj teknikut në këtë drejtori.

Specialistët e Stacionit të Policisë Plazh në Durrës referuan materialet në Prokurori për teknikun e Drejtorisë së Hekurudhave Durrës, pasi një punonjës është dëmtuar.
Në lagjen nr.13, A. M., 63 vjeç është rrëzuar gjatë kohës që po sistemonte ngarkesën në një kamion.

Tekniku I. XH., 62 vjeç, banues në Durrës akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Njoftimi i plotë Durrës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, në ngarkim të shtetasit I. XH., 62 vjeç, banues në Durrës, me detyrë teknik në Drejtorinë e Hekurudhave Durrës, pasi në lagjen nr.13, shtetasi A. M., 63 vjeç (punonjës i kësaj drejtorie), është rrëzuar gjatë kohës që po sistemonte ngarkesën në një kamion dhe për pasojë është dëmtuar. 63-vjeçari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.