U arrestua për drogë, gjykata italiane i kthen 26 vjeçarit shqiptar 17 mijë eurot që iu sekuestruan

Gjykata e Lartë italiane i ka kthyer një 26 vjeçari shqiptar, i cili u arrestua në dhjetor të vitit të kaluar për drogë, shumën prej 17 mijë eurosh që iu sekuestrua asokohe.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, i riu shqiptar përfundoi në burg pasi u kap mat duke i shitur dy doza kokainë një të riu zvicerian.

 

Gjatë kontrollit të ushtruar në vendin ku po qëndronte, iu gjetën dhe sekuestruan 17 mijë euro cash, por në xhepin e tij iu gjetën edhe 60 gramë drogë.