U arrestua nga SPAK/ Kjo është pasuria e Vangjush Dakos
Ish kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Doko, i cili u arrestua dje me urdhër të SPAK për shpërdorim detyre, posedon një pasuri me vlerë mbi 1 milionë euro. Dako e ka krijuar pasurinë nga aktiviteti i biznesit në sektorin e ndërtimit, para se të drejtonte Bashkinë e Durrësit për 3 mandate, nga viti 2007 deri në vitin 2019. Para se të zgjidhej kryebashkiak i Durrësit në vitin 2007, përpos të tjerave, Dako deklaron një pallat me 11 kate në Durrës, me sipërfaqe 3.6 mijë m2, me vlerë të deklaruar 72 milionë lekë ose rreth 700 mijë euro. Nuk ka asnjë të dhënë për burimin financiar të parave për ndërtimin e pallatit, ndërkohë që ka dyshime se vlera deklaruar mund të jetë më e ulët se sa vlera reale.
Para fillimit të detyrës, Dako deklaron një truall 1 800 m2 në vlerën 50 mijë USD, magazinë187 m2 në vlerën 550 000 lekë, magazinë 300 m2 në vlerën 500 000 lekë, apartamenti 130 m2 në vlerën 40 mijë USD, garazh 100 m2 në vlerën 15 mijë USD, makinë Mercedes Benz 25 mijë euro dhe makinë BMË 700 000 lekë. Ndërkaq, në vitin 2015, Dako ka shkëmbyer 1.8 mijë m2 truall me 600 m2 truall, 6 apartamente dhe 11 garazhe në plazhin e Durrësit. Në vitin 2016 djali i Dakos ka blerë 35% të aksioneve të kompanisë ‘Arctic Group’ sh.p.k, me burim krijimi borxhi i dhënë nga xhaxhai, në shumën 966 000 lekë.
Në vitin 2017, Dako shkëmben 539 m2 truall plus ndërtesë dy katëshe me 4 apartamente në pazh, me sipërfaqe 76 m2, 66 m2, 76 m2 dhe 74 m2. Po në vitin 2017, Vangjush Dako ka fituar një apartament 245 m2 me shkëmbim pasurie. Këtë apartament e ka me një apartament tjetër 120 m2, plus bodrum dhe garazh 32 m2. Në vitin 2017, Dako deklaron edhe një pasuri tjetër, truall 4950 m2 në Xhafzotaj, plus ndërtesë me 3 kate, ku kati përdhe është 1653 m2 plus 624 m2. Këtë pasuri e ka fituar nga shkëmbimi me një truall 405 m2 dhe ndërtesë 164 m2.