U akuzuan për blerje votash për zgjedhjet e 14 majit, GJKKO dënon për korrupsion Kristo Agalliun e Agron Durajn
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka dënuar me 1 vit burg Kristo Agalliun, i cili akuzohet për korrupsion aktiv në zgjedhjet vendore të 14 majit dhe me 8 muaj burg Agron Durajn i cili akuzohet për korrupsion pasiv.
Të dy këta persona, u filmuan teksa diskutonin për shitjen e 4 votave për shumën e 15 mijë lekëve. Gjatë bisedës nuk përmendet emri i partisë për të cilën po diskutohet blerja e votave, por asokohe Kristo Agalliu, njihej si koordinator i Partisë së Lirisë në Kuçovë. Sipas SPAK dhe GJKKO, ai i ka ofruar shuma monetare të pandehurit Agron Duraj për të ndikuar në vullnetin e këtij të fundit, në mënyrë që të votojë një kandidat të caktuar në Zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore, që janë zhvilluar datën 14 Maj 2023.
Në shtator, SPAK dërgoi për gjykim dosjen e 2 të pandehurve të akuzuar për korrupsion në zgjedhje.