U aksidentuan një ditë më parë në aksin Shkodër-Koplik, ndërrojnë jetë çifti i bashkëshortëve

Ndërrojnë jetë në spitalin e Shkodrës çifti i bashkëshortëve që u aksidentuan një ditë më parë në aksin Shkodër-Koplik. Ato po udhëtonin me motoçikletë dhe janë përplasur nga një autobus.

Si pasojë e përplasjes ato kanë marrë dëmtime të shumta dhe nuk kanë arritur t’i mbijetojnë plagëve. Autobusi po kthehej nga Mali i Zi me dhjetra qytetarë nga Lezha, që kishin qënë për vizitë turistike.