Tymi i zi mbulon zonën, shkrumbohet makina në Mamurras

Një makinë është përfshirë nga flakët në zonën e Mamurras.

Mjeti është përfshi i gjithi nga flakët, duke u shkrumbuar totalisht.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë. Ndërkohë, tymi ka pushtuar të gjithë zonën përreth.