Turisti çek gjen vdekjen tragjike në Himarë gjatë hedhjes me parashutë

Një turist çek ka humbur jetën në Palasë pasi gjatë hedhjes me parashutë pësoi arrest kardiak duke bërë që të humbte kontrollin e të rrëzohej.

Sot, rreth orës 15:00, shtetasi çek P. S., rreth 70 vjeç, pas hedhjes me parashutë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi parashutën, për shkak të arrestit kardiak, dhe ka rënë në vendin e quajtur “Përroi i Palasës”, ku si pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.