Tronditëse/ Migena Sinani ishte së bashku më fëmijën e saj dy vjeç në momentin kur u vra
Replika mëson detaje të reja rreth krimit të rëndë që ndodhi mëngjesin e kësaj të shtune në Shkozë ku mbetën të vrarë dy persona. 43-vjeçari Roland Sinani ka qëlluar për vdekje me pistoletë kunatën Migena Sinani në dhomën e saj të gjumit.
37 vjeçarja në ato momente kur ka ndodhur krimi i rëndë njërin prej fëmijëve, vajzën dy vjeçe e ka pasur në shtrat.
Pasi vrau kunatën, autori u vetëvra ne rrugën përball banesës. I vëllai në momentin e ngjarjes nuk ka qenë në banesë, pasi punonte taksist. Autori merrte mjekime për shëndetin mendor.
Fqinjët kanë deklaruar se 43 vjeçari ishte një njeri i ftohtë dhe i pashoqërueshëm me të tjerët.
Në banesë në momentin e ngjarjes ishin edhe prindërit por kanë qenë në gjumë dhe nuk kanë mundur të parandalojnë ngjarjen. Policia dhe grupi hetimor ndodhen ne vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave.