Tritoli në Shëngjin/ Gjykata ndryshon masën e sigurisë për 52-vjeçarin e dyshuar

Gjykata e Lezhës ka dhënë masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje” për 52-vjeçarin Zef Kola.

Ai u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Lezhës si bashkëpunëtor në vendosjen e lëndës plasese në një objekt në ndërtim në zonën e “Ranës së hedhur” në Shëngjin në vitin 2020.

Vendimi u dha nga gjyqtari Artan Hajredinaj, i cili pasi dëgjoi palët doli në konkluzionin se 52-vjeçari duhet të hetohet në gjendje të lirë.

Por me këtë vendim nuk është pajtuar prokurori i çështjes Françesk Ganaj, i cili ka bërë ankim në Gjykaten e Apelit me pretendimin se ka prova që impikojnë Zef Kolën.