Tritol në banesën e babait të Leonard Dukës

Në derën e banesës së shtetasit Muhamet Duka, ka shpërthyer lëndë plasëse dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Banesa ka qenë e babait të Leonard Dukës e boshatisur, megjithatë, duket të ketë qenë një paralajmërim.

Leonard Duka u arrestua pak kohë më parë. Të dy vëllezërit ishin të shpallur në kërkim për vrasjen e Santiago Malkos në 2019-ën. Santiago Malko ishte njeri i besuar i Ervis Martinajt

Kujtojmë se më herët, Martinaj rrëmbeu Mehmet Dukën, pronarit të banesës që ju vendos tritol sot. Ishte kjo nisja e sagës hakmarrëse të vëllezrëve Duka, të cilët u betuan se do ja prisnin të gjitha krahët Ervis Matinajt.

Tiranë/Informacione paraprake

Më datë 18.04.2023, reth orës 03:00, te Fresku, në afërsi të Insitutit të Fizikës Bërthamore, në katin e katërt të një pallati, në derën e banesës së shtetasit M. D., 65 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse.

Si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.