‘Trendi’ më i fundit i të rinjve/ Ndalohen me ligj tullumbacet me gaz

Trendi i fundit i drogës, tullumbacet e rrezikshme, që Replikë e ka trajtuar e para për rreziqet që mbart duke alarmuar kështu edhe strukturat e shtetit, sepse ata po helmojnë të rinjtë e Tiranës, është një fenomen i ri “vrastar” që hyri këtë vit në vendin tonë dhe po përhapet me ritme të shpejta. Pasi është konstatuar se disa locale në Tiranë janë vatra të konsumimit të gazit të të qeshurit apo oksidit të azotit.
Përdorimi  i kësaj substance shkakton ankth dhe varësi e deri në humbje të ekuilibrave. Ndërsa mungesa e informacionit përsa i takon mënyrës së përdorimit mund të shkaktojë edhe mpiksje të trurit, e për pasojë vdekjen.Trendi më i fundit të rinjve në përdorimin e lëndëve psikotrope apo drogave sintetike, i cili ka alarmuar strukturat shtetërore do të ndalohet me ligj.Deri më tani bombolat apo tullumbacet me peroksid azoti nuk futeshin tek lista e drogave të ndaluara ndaj ato u shiteshin të rinjve nëpër bare dhe lokale.

Në komisionin parlamentar të Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale është miratuar shtesa e barnave me lëndë psikotrope apo me bazë kanabisi për arsye mjekësore si dhe lista e lëndëve narkotike që ndalohen në vendin tonë.