Tregtonte mallra të kontrabanduara në “Komunën e Parisit”, arrestohet 42-vjeçarja

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Omega” është vënë në pranga 42-vjeçarja me iniciale E.Rr., e cila magazinonte dhe tregtonte veshje dhe produkte të ndryshme kozmetike të kontabanduara.

Gjatë kontrollit në dyqanin e saj në “Komunën e Parisit” në Tiranë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan mallra dhe produkte të ndryshme, pa fatura tatimore shoqëruese apo deklarata doganore për origjinën e tyre.

Nga verifikimet ka rezultuar se 42-vjeçarja nuk deklaronte në organet kompetente, të ardhurat e përfituara nga kjo veprimtari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.