Tre shtetase nga Maqedonia e Veriut kanë rrezikuar të mbyten pasditen e kësaj të shtune në plazhin e Golemit. Mësohet se të treja kanë arritur të shpëtojnë dhe janë dërguar menjëherë në Spitalin e Durrësit për ndihmë mjekësore.
Sakaq, raportohet se dy prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë, ndërsa njëra është jashtë rrezikut të jetës.
Njoftimi i Policisë:
Pasditen e sotme, në plazhin e Golemit, duke notuar, kanë rrezikuar të mbyten në det, 3 shtetase nga Maqedonia e Veriut.
Menjëherë i është dhënë ndihma e parë nga pushuesit e tjerë, roja bregdetare dhe efektivët e Policisë Kavajë që ishin me shërbim në vijën bregdetare.
Të trija këto shtetase janë dërguar në Spitalin Rajonal Durrës, për ndihmë mjekësore.
Shtetasja 48 vjeçe, ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasja, 66 vjeçe dhe shtetasja tjetër, ende e paidentifikuar, rreth 60 vjeçe, janë në gjendje të rëndë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.