Tre kallashnikovë brenda makinës së djegur, autorët e vodhën në Tiranë

Brenda makinës së djegur e cila u gjet në Tapizë te lapidari, pas atentatit ku mbeti i vrarë Ramazan Sino dhe u plagos i biri i Gentjan Bejtjas , jane gjetur tre kallashnikov. Makina rezulton se është vjedhur në Tiranë. Autorët dyshohen 3 persona, ne vendin e ngjarjes është vetëm një kamera sigurie

Në fshatin Larushk, në Krujë, në oborrin e banesës së shtetasit Gentjan Bejtaj në rrethana ende të paqarta disa persona ende të pa identifikuar kanë kryer atentat me armë zjarri.

Shtetasi Ramazan Sino 29  vjeç, kunati i Gentjan Bejtjas mbeti i vrarë ndërsa dy djemtë e tij Alvi Bejtja 13 vjeç dhe tjetri 10 vjeç mbetën të plagosur.  13 vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë në  spitalin ushtarak.

Ata kanë qenë duke qëndruar në oborrin e shtëpis dhe janë qëlluar me breshëri kallashnikovi. Autorët kishin marrë informacion se Gentjan Bejtja ishte në banesë, sepse ai ishte edhe shenjestra e atentatit. Më pas autorët kanë gjuajtur nga një largësi 20 metra nga avllia e shtëpisë së tij.  Pasi kanë kryer atentatin, në Tapizë, te lapidari, rreth orës 00:40, është gjetur e djegur një automjet dyshohet tip “Volkswagen” i cili mund të jetë përdorur nga autorët për të kryer atentatin. Gentian Bejtja po udhëtonte familjarisht.  Ndërkohë në zonë nuk ka kamera sigurie pasi u hoqën në kuadër të operacionit të policisë ‘Fijet’.

Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve.

Gentjan Bejtja ka arritur t’u shpëtojë edhe dy atentateve të mëparshme, një të ndodhur në vitin 2016 dhe një në vitin 2022. Në vitin 2016, atij iu vendos eksploziv në makinë por mori vetëm disa dëmtime. Ndërsa një vit më parë, ndaj tij është qëlluar me breshëri kallashnikovi teksa lëvizte me makinë në zonën e Niklës, i shoqëruar nga Klodian Stafuka. Edhe në atentatin e dytë, Gentian Bejtja mbeti i plagosur.

Bejtja rezulton person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër personit dhe pronës, si dhe i arrestuar me arsenal armësh në banesë. Ai është hetua edhe për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, pasi u dyshua bashkë me Enver Stafukën, si një nga autorët e vjedhjes së makinës nga e cila u vra Lamaj në shkurt 2013.