Transportonte drejt Shkodrës kundrejt pagesës emigrantë nga Irani, arrestohet 19-vjeçari

Falë opracionit policor të koduar “Interrupt”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë emigrantëve, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Një 19-vjeçar, transportonte drejt Shkodrës, kundrejt pagesës, 6 emigrantë nga Irani, që synonin të kalonin kufirin me Malin e Zi, në kundërshtim me ligjin, ku është kapur në flagrancë dhe dhe është vënë në pranga.

 

Gjatë këtij operacioni, në pranga ka rënë dhe një 28-vjeçar, pasi me automjetin që drejtonte, përplasi automjetin që drejtonte 19-vjeçari dhe një automjet tjetër.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë autori i dyshuar i këtij rasti, shtetasi:

O. E., 19 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, pasi nga veprimet hetimore ka rezultuar se po transportonte drejt Shkodrës, kundrejt pagesës 300 euro për secilin, 6 emigrantë nga Irani, të cilin synonin të kalonin ilegalisht kufirin me Malin e Zi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.