Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku një grua është vetëhedhur nga kati i pestë i një pallati.
“Më datë 30.04.2023, rreth orës 19:50, në rrugën “Memo Meto”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 5-të i pallatit, shtetasja E. P., 42 vjeçe, e cila si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë”, njoftoi policia.
Mësohet se gruaja a ndërmarrë aktin e rëndë për shkak të depresionit pasi nuk po gjente dot punë. Edhe pse ajo kishte mbaruar universitetin me nota ekselente dhe mbronte me diploma 3 gjuhë të huaja, e reja nuk kishte gjetur dot punë prej disa vitesh, sipas JOQ.
Burimi i afërt me familjen e viktimës bën me dije për JOQ se e reja të mos iu bërë barrë familjes e cila po përballej edhe me probleme të tjera e shumë vështirësi ekonomike, është vetëhedhur nga pallati.
Rrëqethës është detaji se para se e reja të ndërmerrte këtë akt, 42-vjeçarja ka tërhequr nga llogaria e saj bankare 500 mijë lekë të vjetra dhe i ka lënë në tavolinë për prindërit dhe vëllain.