Arrestohen në Tiranë dy shtetas për vënie bastesh sportive në mënyrë të jashtëligjshme. 28-vjeçari me iniciale L. Xh. u kap në një lokal, në rrugën “Petro Nini Luarasi”, duke vënë baste sportive, me aparat celular.
44-vjeçari me iniciale A. M. u kap në një lokal, në rrugën “Loni Ligori”, duke vënë baste sportive, me aparat celular. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 aparatet celulare. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ