Tjetër aksident i rëndë, makinat bëhen copa, plagosen 6 persona në Përrenjas

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, si pasojë e të cilit kanë mbetur gjashtë persona të plagosur, një prej të cilëve rëndë.

Aksidenti është regjistruar në Përrenjas në vendin e quajtur “Ura e Mërkurit”.

Njëri prej të plagosurve është transportuar për në repartin e kirurgjisë së Spitalit të Elbasanit për shkak të frakturave të shumta që i janë shkaktuar nga aksidenti

Nga pamjet e siguruara nga Balkanweb, shihen mjete të shkatërruara në vendin e ngjarjes. Një automjet dyshohet se ka humbur drejtimin e lëvizjes, është përplasur me një tjetër dhe ka dalë jashtë rruge duke u përplasur me bordurën anësore.