Tiranë/ Zjarr tek bulevardi i ri
Një zjarr i madh ka rënë në rrugën ‘Jordan Misja’ në Tiranë. Bëhet fjalë për një zjarr në një pallat në ndërtim.
Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar nga zjarri.
Nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, ndërsa zjarrfikësja ndodhet në vendngjarje.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 24.04.2023, te “Bulevardi i Ri”, ka rënë zjarr në katin e parë në një pallat në ndërtim e sipër (ka marrë flakë polisteroli duke krijuar shumë tym), dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit.
Grupi hetimpr po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.