Tiranë/ Zjarr në banesë nga bombula e gazit, plagoset 85-vjeçarja

Një zjarr ka rënë në një banesë private në rrugën “Altin Basha” në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:45 dhe dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një defekt në bombulën e gazit.

Për pasojë është dëmtuar një 85 vjeçare, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.