Tiranë/ Zbulohet magazina me mijëra fishekzjarre të kontrabanduara! Arrestohen 2 administratorët (Emrat)

Një magazinë me  një sasi të madhe fishekzjarresh të kontrabanduara me qëllim shitjen është zbuluar në kryeqytet, . Në pranga u vunë 2 të rinjtë që administronin së bashku biznesin.

Mësohet se të arrestuar janë Irdi Kaca dhe Ersion Skënderi.

Si rezultat i veprimeve intensive të shërbimeve të Policisë, të mbështetura nga inteligjenca informative dhe të kryera në zbatim të planit të posaçëm operacional, të hartuar nga DPPSH-ja, pas nënshkrimit të udhëzimit të përbashkët të 3 ministrave, me objekt ndalimin e zhurmave në zonat e banuara dhe për garantimin e përdorimit të lëndëve piroteknike, konform ligjeve në fuqi, është zbuluar një magazinë, në rrugën “5 Maji”, Tiranë, ku mbaheshin qindra koli me fishekzjarre, të dyshuara të futura kontrabandë në vendin tonë, me qëllim shitjen.