Tiranë/ Vihen në pranga 6 shtetas që vinin baste sportive nëpërmjet aparateve celulare.
Policia e Tiranës ka vënë në pranga 6 persona se vinin baste sportive nëpërmejt aparateve celularë.
Aparatet celularë janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, pasi përdoreshin për këtë veprimtari të paligjshme.
Njoftimi i Policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 dhe të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, kanë intensifikuar kontrollet dhe gjatë tyre kanë evidentuar dhe goditur 6 raste të vënies së basteve sportive, nëpërmjet aparateve celulare.
Në vijim të veprimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit: G. Sh., 19 vjeç, E. A., 36 vjeç, E. I., 33 vjeç, A. Gj., 18 vjeç, I. N., 50 vjeç dhe S. Sh., 57 vjeç, banues në Tiranë.
Aparatet celulare që këta shtetas përdornin për vënien e basteve sportive, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
#angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëçdoskajtëvendit🇦🇱
#nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️
#denonconë112📞 ✅