Tiranë/Vihen në pranga 18 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar ndaluan shtetasin E. C. 33 vjeç, banues në Dibër, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin E. H., 19 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet e sekuestrua një sasi lënde narkotike kanabis. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se 19-vjeçari ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin M. L., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se 33-vjeçari ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit:
– E. B., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një dorezë metalike (përforcues grushti);
– A. T., 29 vjeç, banues në Tiranë, si dhe proceduan penalisht shtetasin K. P., 23 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit të shtetasit A. T., shërbimet e Policisë gjetën një shufër metalike si ato të Policisë, ndërsa shtetasi K. P., nuk ka kallëzuar krimin.
Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan shtetasin A. D., 28 vjeç, shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin F. B., 50 vjeç, banues në Gostivar, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj të dashurës së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin B. T., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi të vogël lënde narkotike kanabis dhe një përforcues grushti. Gjithashtu, gjatë shoqërimit në Komisariat, ka kundërshtuar punonjësin e Policisë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasit:
– F. T., 44 vjeç, banues në Kamzë, pasi u kap duke drejtuar në gjendje të dehur një motomjet të vjedhur;
– K. M., 33 vjeç, banues në Krujë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.
Gjithashtu, arrestuan një të mitur 17-vjeçar, pasi ka vjedhur një shumë parash dhe disa paketa me cigare, në një market në Babrru. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se 17-vjeçari ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin R. B., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një shufër metalike.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:
– E. Ç., 52 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, nën efektin e alkoolit;
– N. Dh., 42 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përplasur me një mjet të parkuar, dhe si pasojë ka vetëm me dëme materiale;
– L. Ç., 53 vjeç, banues në Tiranë, dhe A. S., 38 vjeç, banues në Durrës, E. D., 34 vjeç, banues në Itali, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur;
– B. Ç., 51 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.