Një 2-vjeçare ka përfunduar ditën e djeshme në spitalin “Nënë Tereza”, pasi është djegur me bishtin e cigares aksidentalisht nga vëllai i saj 9-vjeçar.
E mitura është dërguar në spital nga nëna e saj.
“Ditën e djeshme, është paraqitur për ndihmë mjekësore në spitalin “Nënë Tereza”, e shoqëruar nga nëna e saj, një e mitur 2 vjeçe, të cilën e ka djegur aksidentalisht (duke luajtur me një bisht cigare) vëllai i saj i mitur 9 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale,”- njofton policia.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ