Tiranë/ Theu masën e “arrestit të shtëpisë”,vendoste baste sportive me anë të celularit, pranga 28-vjeçarit
Policia e Tiranës ka arrestuar 28-vjeçarin E.D., pasi theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, dhe kryente të njëjtën vepër penale, si dhe vinte baste sportive me anë të celularit të tij.
Burimet policore bëjnë me dije se shtetasi E. D. është kapur jashtë banesës së tij, nga e cila kishte dalë në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, e cila i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” gjithashtu gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e tij, janë gjetur dhe sekuestruar doza lënde të dyshuara narkotike kanabis dhe kokainë.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Multiple”.
Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, dhe kryente të njëjtën vepër penale, kapet dhe vihet në pranga 28-vjeçari.
Gjithashtu, 28-vjeçari vinte baste sportive me anë të celularit të tij.
Sekuestrohen doza lënde të dyshuara narkotike kanabis dhe kokainë dhe aparati celular.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar në të dhënat e siguruara në rrugë policore se një shtetas që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, posedonte lëndë narkotike, organizonte lotari të palejuara dhe thyente masën e sigurisë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Multiple”.
Si rezultat u bë arrestimi shtetasit: E. D., 28 vjeç, banues në Tiranë.
Shtetasi E. D. është kapur nga shërbimet e Policisë, jashtë banesës së tij, nga e cila kishte dalë në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, e cila i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan doza lënde të dyshuara narkotike kanabis dhe kokainë.
Vijon…