Tiranë/ Shpërthim në një pikë karburanti në rrugën raportohet për dy të lënduar

Një shpërthim në një pikë karburanti te ‘Rruga Bardhyl’ është regjistruar para. Për pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona. Mësohet se menaxheri dhe shoferi i autobotit kanë qenë duke funizuar një karburant me benzinë, nga një autobot.

 

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 04.11.2023, rreth orës 13:30, në Rrugën Bardhyl, gjatë kohës që ka qenë duke u funizuar një karburant me benzinë, nga një autobot, ka ndodhur një shpërthim.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi M. Ç., (menaxher) dhe shtetasi M. K. (shoferi i autobotit), të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.