Tiranë/ Po punonte në qendrën tregtare, humb jetën 32 vjeçari

Një 32- vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Tiranë pasi është dëmtuar aksidentalisht në vendin e punës, në qendrën tregtare Megatek.

Sipas informacioneve ai ndodhej në ambjentet e jashtme të një qendre tregtare hipur në një mjet pune (pirun) dhe është rrëzuar.

Në momentin që ka rënë e ka shtypur njëri që ecte me një tjetër mjet pune (pirun) dhe ka vdekur ne spital.

 

Tiranë/Informacion paraprak

 

Paraditen e sotme, në ambientet e jashtme të një qendre tregtare, dyshohet se shtetasi L. D., 32 vjeç, punonjës i kësaj qendre tregtare, është dëmtuar aksidentalisht nga një mjet pune (pirun) që drejtohej nga shtetasi E. D., 61 vjeç.

Shtetasi L. D. është dërguar në Spitalin e Traumës dhe pas disa orësh ka ndërruar jetë, për shkak të plagëve të marra.

Shtetasi E. D. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.