Tiranë/ Ndërron jetë në paraburgim 38-vjeçari

38-vjeçari Renald Tahiri i cili ishte arrestuar të premten e kaluar ka ndërruar jetë në ambientet e burgut 302 në “Mine Peza” në Tiranë.

Rrethanat e ngjarjes së rëndë nuk dihen akoma pasi nuk është raportuar zyrtarisht nga autoritetet në lidhje me shkaqet.

Kujtojmë se ai ra në pranga për vjedhjen e një biçiklete, teksa njihet në zonën e “Brrakës” ku jetonte si konsumues të narkotikëve. Disa herë ishte përballur me drejtësinë për vepra të tilla, për shkak se në shumicën e rasteve, i kryente për të siguruar para që të blinte drogën.

Mësohet se familjarët nuk janë lejuar ta takojnë gjatë fundjavës me pretekstin se nuk lejoheshin takimet.

Ndërkohë nga ana tjetër, autoritetet pretendojnë se janë ndjekur të gjitha procedurat standarte përfshirë edhe ofrimin e ndihmës shëndetësore.

Familjarët pretendojnë se janë njoftuar vetëm të hënën (dy ditë pas ngjarjes), për vdekjen e tij, ndërsa hapën dyert e mortit.

Trupi u përcollë për në banesën e fundit pas ceremonisë mortore në orën 12:30