Tiranë/ Makina përfshihet nga flakët, dyshimet e para

Një automjet tip Mercedez Benz  është përfshirë nga flakët ditën e sotme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një defekt teknik.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 18.04.2023, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në afërsi të dy kullave, ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht mjeti në pronësi të shtetasit E. B. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.