Tiranë/ Gjendet pa shenja jete 67-vjeçari, dyshimet e para

Një 67 vjeçar është gjetur pa shenja jete në Tiranë.

Sipas policisë mësohet se rreth orës 05:55, në fund të Bulevardit të Ri, është gjetur në rrugë (afër një biçiklete), pa shenja jete, shtetasi Dh. S., 67 vjeç.

Tiranë

Më datë 25.04.2023, rreth orës 05:55, në fund të Bulevardit të Ri, është gjetur në rrugë (afër një biçiklete), pa shenja jete, shtetasi Dh. S., 67 vjeç.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.